BE përshëndet rikthimin e sërbëve në institucionet e Kosovës

28/04/2015 00:00

Bashkimi Evropian ka përshëndetur kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Në deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, thuhet se europianët mbështesin hapa të tillë, që çojnë në një të ardhme më të mirë për komunitetet në vend.

“Kthimi i përfaqësuesve serbë në Kuvend dhe Qeveri është një hap i rëndësishëm. Kjo konfirmon besimin tonë të fuqishëm se, vetëm me bashkëpunim, gjithëpërfshirje dhe dialog, udhëheqësit e zgjedhur mund të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Angazhohemi të vazhdojmë mbështetjen e hapave të tillë pozitivë”, thuhet në deklaratë.

Top Channel