Lista Serbe, BE mirëpret kthimin në institucione

24/04/2015 00:00

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se mirëpret kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp, ambasadori i BE vlerëson se pjesëmarrja e plotë në jetën publike dhe institucionale, përfshirë këtu Kuvendin dhe qeverinë, është mënyra më efikase që Lista Serbe të punojë në interes të elektoratit të saj.

Zhbogar thekson se, subjekti serb duhet të jetë pjesë aktive e proceseve politike në Kosovë, duke ndarë përgjegjësitë në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta.

“Ky hap është shumë inkurajues për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu për Kosovën si tërësi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel