Kosova në samitin rajonal të Sllovenisë. Thaçi: Mundësi e mirë për integrimin

23/04/2015 00:00

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, po merr pjesë në samitin e Brdos në Slloveni, së bashku me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Thaçi shkruan se, “samiti rajonal ministerial, i organizuar nga Sllovenia dhe Franca, është një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe një herë me homologët e rajonit, por edhe shteteve të BE-së për integrimin e vendit tonë në BE”.

“Kam potencuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së, por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve, mund të rrezikojnë këtë progres. Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje”, ka shkruar Thaçi.

Top Channel