Tahiri: S’ka shoqatë komunash pa heqjen e strukturave paralele

21/04/2015 00:00

Ministrja kosovare për Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se Shoqata e Komunave Serbe nuk do të krijohet kurrë pa u shpërbërë më parë strukturat paralele në veri të Kosovës.

Në një intervistë për mediat kosovare, Tahiri ka nënvizuar se që prej vitit të kaluar Serbia ka rritur përkrahjen për këto struktura dhe për këtë arsye Prishtina ka njoftuar BE-në.

Për themelimin e Shoqatës së Komunave Serbe, Prishtina dhe Beogradi ranë dakord dy vjet më parë në Bruksel, në dialogun e ndërmjetësuar nga shefja e atëhershme e Politikës së Jashtme, Catherine Ashton.

Kjo marrëveshje përman 15 pika, 6 prej të cilave flasin vetëm për themelimin e shoqatës në fjalë, të cilën serbët e quajnë “Zajdenica”, duke i ndryshuar emrin nga “shoqatë” në “Bashkësia e Komunave Serbe”.

Top Channel