Kosovë, sërish debate për listat e veteranëve

09/04/2015 00:00

Publikimi i listave të veteranëve të UÇK-së nga Zona Operative e Dukagjinit ka ngjallur shumë reagime në radhët e ish-luftëtarëve të kësaj zone.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka kritikuar ashpër mospërfshirjen e tij në listë, si ish-pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Ismaili me fjalë të ashpra dhe të rënda ka shprehur mllefin, duke shpresuar të jetë një gabim teknik, edhe pse sipas tij është vështirë të besohet diçka e tillë.

“Listat e plotësuara dalin të premten, por më duket shumë për të qenë rastësi që e gjithë kjo të ndodhë një ditë para përvjetorit të Betejës së Koshares. E nëse ju të SHIK-ut e keni bërë me qëllim këtë dhe mendoni se do të më denigroni personalitetin duke më hequr meritat dhe sakrificën që kam bërë për atdheun tim, për këtë jam në gjendje të shkoj shumë larg, deri në fund, në frymën e fundit dhe juve s’do t’ju lejoj të më përulni. Vetëm të vdekur do të më ndalni”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij.

Top Channel