Jahjaga: Komuniteti rom të jetë më aktiv

08/04/2015 00:00

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, u ka kërkuar sot komuniteti rom
që të jenë më aktiv dhe të shprehin kërkesat e tyre dhe nevojat përmes
Këshillit Konsultativ për Komunitete, këshill ky që udhëhiqet nga vetë
presidentja Jahjaga.

Këtë, ajo ua tha gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, që udhëhiqej nga Kujtim Paçaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të partisë politike rome dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në Ditën Memoriale të Romëve në Kosovë.

Takimi i delegacionit të komunitetit rom me Presidenten u bë edhe në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Top Channel