Kërkesa e PD-së për Kokëdhimën, Këshilli i Mandateve mblidhet pasdite

06/04/2015 00:00

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet ditën e sotme, rreth orës 18:00, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Opozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Partia Demokratike ka denoncuar një ndërtim në shkelje të ligjit, në Qeparo, që sipas saj i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Deputeti demokrat Arben Ristani akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta, në një kohë që bën aksione për shembje të ndërtimeve pa leje, mbyll sytë në rastin e deputetit Kokëdhima, i cili po ndërton një kompleks vetëm 3 metra larg detit në Qeparo.

Zyrtarisht, Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën.

Top Channel