Bushati në Japoni, kërkon ambasadë në Tiranë

06/04/2015 00:00

Intensifikimi i dialogut politik dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik
janë në fokus të një vizite, që është duke zhvilluar në Japoni, shefi i
diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.
 

Serinë e takimeve ministi Bushati, e nisi me homologun japonez Fumio Kishida, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, z.përfshi Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm Kishida, ministri Bushati vlerësoi se “mbështetja e pandërprerë e Japonisë në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të kapaciteteve të administratës shtetërore, është një histori suksesi.”

Gjatë takimit Bushati ka kërkuar hapjen e ambasadës së Japonisë në Tiranë. Ndër çështjet e tjera që u diskutuan ishin edhe lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Ministri Bushati theksoi nevojën, e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e kompanive japoneze për të investuar në vendin tonë.

Një tjetër takim ishte edhe ai me Zv/Presidentët e JICA-s agjencisë japoneze të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ministri Bushati e falenderoi JICA-n, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin që kjo agjenci ka treguar, në projekte të rëndësishme për vendin tonë, duke u cilësuar si një nga donatorët bilateralë më të fuqishëm për Shqipërinë, me investime dhe grante që kapin vlerën e mbi 220 milione euro. Bashkëbiseduesit u përqendruan mbi një sërë projektesh të Qeverisë shqiptare ku kerkohet vijimi bashkëpunimit me palën japoneze, për vitet në vazhdim.

Projektet janë përpiluar në kuadrin e strategjisë së zhvilimit rural dhe atë të peshkimit përgatitur se fundmi me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Projektet e Bujqësisë bazuar  në eksperiencën e Japonisë dhe mbështetjen e saj në vitet e fundit në Shqipëri ne zhvillimin e bashkëpunimeve të fermerëve.

Këto projekte parashikojnë jo vetem asistencë teknike por edhe vënien në dispozicion të granteve apo dhe kredive të buta për bujqësinë.
Një rëndësi të vecantë i’u kushtua sektorit të peshkimit si një ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Ngritja e kapaciteteve, modernizimi i flotës së peshkimit dhe mbështetja ne zbatimin e rekomandimeve te organizatave Europiane të peshkimit.

Top Channel