PD, kallëzim penal për Kokëdhimën

03/04/2015 00:00

Partia Demokratike do të depozitojë këtë të premte në Prokurorinë e
Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima, për
shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, pushtim toke e dëmtim mjedisi.

“Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit. Meqënëse kryeministri ka zgjedhur të mbrojë paligjshmërinë e Koços, këtë ngrehinë të madhe të abuzimit e nëpërkëmbjes së çdo norme, ne i jemi drejtuar sot prokurorisë me besimin se do të bëhet garante e zbatimit të ligjit.Pabarazia që thellon çdo ditë Edi Rama duke lejuar sarajatet e beut të tij të jugut Kokëdhima, pabarazia që po arrin kulmin duke e i bërë miqtë e klientelen e tij të paprekshëm, po ndodh çdo ditë në sytë e qytetarëve, dhe nga qytetarët do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar”, njoftoi zëdhënësja e PD-së.

Top Channel