Presidentja Jahjaga pret ministrat për liberalizimin e vizave deri në Qershor

02/04/2015 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ndaras ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni; atë të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, me të cilët ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.

Jahjaga dhe ministrat e dikastereve përgjegjëse u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave deri në Qershor.

Presidentja kosovare ka paralajmëruar, që së shpejti do të ftojë takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, ku do të vlerësohen hapat në përmbylljen e këtij procesi.

Top Channel