Kuvendi miraton rekomandimet për RTK-në

02/04/2015 00:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rekomandimet lidhur me
zhvillimet në transmetuesin publik të Kosovë. Kështu, Kuvendi, si
themelues i RTK-së, rekomandon auditorin e përgjithshëm të bëjë një
auditim rreth menaxhimit financiar të RTK-së.

Së bashku me shqyrtimin e raportit vjetor të RTK, të shqyrtohet edhe Raporti i Përformancës dhe raportet financiare të RTK-së të hartuara nga Auditori i Përgjithshëm. Pas shqyrtimit të raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij, Kuvendi do t’i ndërmarrë veprimet siç përcaktohen me ligjet ne fuqi duke Kuvendi kërkon që të te zbatohet Ligji për RTK-në neni 8 nga pika 3 deri te pika 6, për përfaqësimin e programit për komunitetet jo shumicë jo serbe.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organ themelues i RTK-së, i kërkon Bordit të RTK-së si organi më i lartëmbikëqyrës, që urgjentisht të adresojë të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës.

Bordi i RTK-së, në veçanti duhet të shqyrtojë përjashtimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të sindikatës të punëtorëve të RTK-së dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore dhe për këtë ta njoftojë Kuvendin deri me 15 prill 2015.Aktualisht deputetët janë duke votuar kandidatët për Avokat të Popullit, me votim të fshehtë.

Top Channel