Policia e Kosovës arreston 3 serbë, dyshohen për falsifikim parash

01/04/2015 00:00

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimin e se kanë falsifikuar dollarë amerikanë. Policia ka njoftuar se operacioni i arrestimit është kryer në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës, ndërsa të arrestuarit janë serbë, por shtetas të Kosovës.

Gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarve, Policia ka sekuestruar si provë materiale 35 mijë dollarë amerikanë, që dyshohen të jenë falsifikuar. Policia njofton se, personat e arrestuar me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë dërguar për paraburgim për 48 orë.

Top Channel