Kosovë, prite të hiqet taksa e njohur si “kartoni i gjelbër”

01/04/2015 00:00

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhetin dhe Financat në Kosovë, Naser Osmani tha se shumë shpejt do të hiqet pagesa prej 35 eurosh, për bashkatdhetarët, që vijnë me makina në Kosovë, të cilët deri më tani e kanë paguar këtë shumë, që njihet si kartoni i gjelbër.

Deputeti Osmani, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar, tha se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë ligjore që kjo pagesë të hiqet, pasi sipas Osmanit, edhe Banka Qendrore ka vlerësuar se ka bazë ligjore që e lejon heqjen e një takse të tillë.

Top Channel