Prishtinë, gjendet një mjet i pashpërthyer

31/03/2015 00:00

Një mjet i pashpërthyer është gjetur mëngjesin e së martës në Prishtinë. Zbulimi është bërë nga një qytetar teksa po kulloste bagëtinë, i cili ka lajmëruar policinë.

Sipas autoriteteve policore kosovare, mjeti shpërthyes në formë predhe mbante mbishkrimin “Bombë”.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Top Channel