Kosovë, policia bën bilancin; 305 agjentë nën hetim

31/03/2015 00:00

Të paktën 305 punonjës të Policisë së Kosovës janë vënë nën hetim gjatë vitit 2014 nga Isnpektoriati Policor, struktura që ndihmon uniformat blu në përmirësimin e performancës.

Ndërsa rastet në tërësi të hetuara nga IPK për vitin që lamë pas kanë qenë 1304, 233 prej të cilave me elementë të veprës penale.

“E llogaritur në përqindje i bie që vetëm 3.4 për qind e punonjësve të Policisë së Kosovës kanë qenë nën hetim, ose 0.6% më pak se viti parardhës”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Nga rastet e verifikuara me vepër penale, 132 i kanë kaluar për proçedim prokurorisë, 86 prej të cilave të shoqëruara me raport të veçantë.

Ndërsa 957 raste që janë klasifikuar thjesht si shkelje disiplinore janë trajtuar nga strukturat përgjegjëse të policisë.

Në dokumentin zyrtar të shpërndarë nga IPK saktësohet më tej se mes rasteve ku janë konstatuar vepra penale 83 kanë qenë për korrupsion, 48 për shpërdorim detyre, 12 për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe të tjerat për shkelje më të lehta.

Top Channel