Bulqizë, gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari

22/03/2015 00:00

Mëngjesin e së dielës është gjetur nga kalimtarë të rastit trupi i pajetë i një 70-vjeçari, disa metra larg Urës së Çerenecit në komunën Gjoricë të Bulqizës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë lokale, e cila është njoftuar nga kalimtarët sapo e kanë vërejtur trupin e viktimës.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për rrethanat e humbjes së jetës. Policia bën me dije se viktima quhet Ukë Markja, baba i dy fëmijëve nga fshati Gjoricë, po i kësaj komune.

Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se viktima nuk ka shenja dhune në trup, ndaj dhe dyshohet që 70-vjeçari të ketë rrëshkitur nga një lartësi gjatë natës, duke humbur edhe jetën. Megjithatë, policia nuk përjashton edhe mundësitë e ndonjë incidenti tjetër.

Sipas policisë, prej kohësh 70-vjeçari largohej shpesh nga shtëpia, por për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje do të ngarkohet grupi hetimor.

Top Channel