Shkrumbohet nga flakët një banesë në Shkodër

20/03/2015 00:00

Një banesë private është shkrumbuar nga flakët në orët e mbrëmjes së të premtes në qytetin e Shkodrës, në zonën  e njohur si “Rruga e gjerë”.

Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi ndodheshin disa persona, të cilët për fat të mirë kanë dalë me shpejtësi pa marrë asnjë dëmtim. Bëhet e ditur se banesa në fjalë është në pronësi të shtetasit Halit Meta.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, por dyshohet se ka pasur një rrjedhje gazi. Ndërkohë, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve që rrezikonin të përhapeshin në banesat aty pranë.

Top Channel