Lushnje, policia zbulon 7 serra me hashash

20/03/2015 00:00

Policia e Lushnjes ka zbuluar 7 serra të mbjella me hashash në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia nisi operacionin “Serrat” dhe bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve Besnik Bali, babait të tij, Dervish Bali dhe nënës së tij, Afërdita Bali, banues në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.

E gjithë familja ishte angazhuar në kultivimin e hashashit në serrat e mbjella në zonën fushore të Lushnjes, ku zakonisht kultivohen perime dhe zarzavate.

Policia gjeti 7 serrat e sapo mbjella me gjithsej 3 mijë rrënjë kanabis sativa.

Fenomeni i rinisjes së kultivimit të hashashit me serra të vogla ka nisur edhe në veri të vendit, ku policia gjeti disa mijëra rrënjë kanabis në një serrë në fshatin Gur i Zi, në Shkodër.

FOTO GALERI
1/5
Lushnje, policia zbulon 7 serra me hashash

Top Channel