Aksident automobilistik në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

20/03/2015 00:00

Një aksidenti i rëndë automobilistik është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në rrugën e “Kombit”. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke lënë 7 persona të plagosur.

Bëhet e ditur se aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Rubik-Rrëshen, në vendin e quajtur Munaz, ku automjeti i tip “Fiat” me targa AA 742 JZ është përplasur me mjetin tip “Benz me targa AA 776 JS dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, nga të cilët mësohet se 3 ndodhen në gjendje të rëndë.

Tre personat e plagosur rëndë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel