Pranga 3 personave, futën kanabis në paraburgimin e Vlorës

19/03/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të enjte tre persona, pasi mbi ta rëndon akuza “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Sipas burimeve zyrtyare të policisë lokale, shtetasit Lavdosh Kapaj (Rokaj), 35 vjeç, Albano Xhaferri, 29 vjeç, si dhe 18-vjeçari Petraq Hoxhaj, të tre banues në qytetin e Vlorës, janë vënë në pranga pasi kanë hedhur në paraburgimin e Vlorës një sasi kanabisi.

Policia bëri të ditur se kanabisi dhe një aparat celulari, së bashku me një kartë SIM, ishin futur në një shishe plastike.

“Dyshohet se kanabisi dhe aparati celular ishin destinuar për persona që vuajnë dënimin brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë”, shtoi policia lokale, sipas së cilës “materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme”.

Top Channel