Kontrabandë në pikën kufitare të Kukësit, dy në pranga

19/03/2015 00:00

Pikat kufitare të qarkut të Kukësit mbeten portat e kontrabandës së mallrave të ardhura nga Kosova me destinacion tregun e brendshëm të Shqipërisë.

Mallra të ndryshme, që nga konfeksionet dhe ushqimoret e deri tek gjëja e gjallë, herë pas here kalohen nga këto pika kufitare, çka ka shtuar edhe kontrollet nga ekspertët e Doganës dhe të Policisë së Shtetit.

Gjatë pasdites së të mërkurës, sipas burimeve zyrtare të policisë, janë vënë në pranga dy shtetas, të cilët në automjetet e tyre me targa “AA 051 DM” dhe “AA 105 T” po transportonin mallra kontrabandë.

Sipas policisë, personat e arrestuar janë shtetasit B.Gjana dhe A. Ferati.

Vetëm pak ditë më parë, ekspertët e policisë sekuestruan produkte ushqimore dhe mallra të tjera që po kalonin në të njëjtën pikë kufitare.

Top Channel