NISMA: Të zbardhet komploti gjyqësor ndaj Limajt

09/03/2015 00:00

NISMA për Kosovën e konsideron të papranueshme heshtjen e institucioneve
të Republikës së Kosovës në lidhje me komplotin gjyqësor ndaj Fatmir
Limajt.

Ky subjekt politik i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga nga e cila kërkon të përdore autoritetin e saj për ndricimin e rastit.

“Në emër të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore si dhe barazisë para ligjit të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, NISMA për Kosovën kërkon nga ju që t’i ushtroni obligimet e juaja kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në letër.

Sipas komunikatës së NISMë-s presidentja duhet të përdorë ë gjithë autoritetin që ia jep Kushtetuta për të kërkuar nga organet kompetente që jo vetëm të ndriçohet ky komplot, por edhe të merren masat e nevojshme që asnjëherë në të ardhmen, askush të mos guxojë që të përdor sistemin e drejtësisë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi për qëllime politike.

NISMA për Kosovën pret nga Jahjaga që ditëve në vijim të ndërmerren hapat e nevojshme në përmbushje të detyrimeve kushtetuese.

Top Channel