Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar Ditën ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë… Këto ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre”, shkruan Kryeministri kosovar në “Facebook”.
Të tilla janë edhe sot, vijon deklarata e Mustafës në “Facebook”, duke theksuar se shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale. Por Vlerat e një shoqërie, sipas Mustafës, nuk maten me numra të veçuar, ato pasqyrohen përmes harmonisë.
Top Channel