Vendimi i Qeverisë së Kosovës, SHBA: Hap i rëndësishëm

07/03/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përshëndetur
vendimin e Qeverisë kosovare, për amandamentet kushtetuese që janë të
nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e Shkëmbimit të Letrave me Bashkimin Evropian. Kjo, po ashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga ambasada e SHBA në Prishtinë.

Qeveria e Prishtines ka marrë një ndër vendimet me te veshtira te pas luftes.Mandati i Gjykatës është propozuar të jetë 5-vjeçar dhe sipas Thaçit ajo do të zbardhë të vërtetat.

Top Channel