Opozita: Të japë dorëheqjen kreu i Kushtetueses

07/03/2015 00:00

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kërkojnë dorëheqjen e
kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Përmes një komunikate për media, partitë opozitare kanë renditur edhe arsyet pse Hasani duhet të largohet nga institucioni më i lartë i drejtësisë.

Ata kanë listuar shkeljet që pretendojnë se i ka bërë Hasani, për të cilat kanë kërkuar edhe nisjen e procedurave hetimore nga organet e drejtësisë.

Top Channel