Mustafa reagon ndaj Haradinajt: Ka hequr dorë nga tradita

07/03/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj deklaratave,
që kohët e fundit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj, i ka bërë ndaj tij.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa tha se,’nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë’.

Duke përmendur emrin e Ramush Haradinajt, Mustafa ka shkruar se nëse ai ofendon duhet të tregojë se ka hequr dorë nga tradita e tij.

“Ai mund të pretendojë të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdor. Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese”, ka shkruar Mustafa.

Top Channel