Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset 17-vjeçari

07/03/2015 00:00

Një sherr mes të rinjsh është verifikuar pasditen e së shtunës në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se sherri ka nisur për motive të kota mes të rinjve dhe konfrontimi verbal mes tyre ka degraduar në fizik e më pas në armë zjarri.

Burimet saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë zyrave të Prokurorisë së Durrësit dhe se forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

I riu i plagosur është identifikuar me inicialet F.B. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresori i tij është arrestuar.

Burimet policore shtojnë më tej se marrja në pyetje e të dyja palëve dhe mbledhja e dëshmive pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Top Channel