Gjirokastër, sekuestrohen 40 kg hashash

06/03/2015 00:00

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në brendësi të lagjeve të qytetit Gjirokastër  me një automjet tip “Volsëagen Pasat”, po tentonte të transportonte lëndë narkotike në drejtim të Fierit.

Rreth orës 22.00, drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe  për t’iu shmangur ndjekjes së specialistëve të antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër dhe si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal, mbi shkollën Pedagogjike.

Drejtuesi i mjetit braktisi mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar.

Në automjet u gjeten 40 kilogram hashash. Nga veprimet hetimore rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetasit A.K, 49 vjeç, lindur dhe banues në Himarë të rrethit të Vlorës, i cili u shpall në kërkim.

Top Channel