Vlorë, pranga pronarit të një anijeje për kontrabandë nafte

05/03/2015 00:00

Policia e Vlorës arrestoi mëngjesin e të enjtes, një person i cili akuzohet për kontrabandë mallrash.

Në një operacion të koduar “Karaburuni” policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Astrit Laze, pronar i një anijeje, në të cilën në fund të dhjetorit 2014 u sekuestruan 3500 litra naftë kontrabandë.

Në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për kontrabandë nafte.

Top Channel