Produktet kosovare prezantohen në Tokio

05/03/2015 00:00

Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve janë duke marrë pjesë në panairin “Foodex 2015” që po mbahet në Tokio të Japonisë

Në këtë panair kompanitë kosovare janë duke promovuar produktet e tyre, ndersa perfaqesuesit po zhvillojnë takime me kolegët e vendeve të tjera për të krijuar lidhje me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi i ushqimit dhe pijeve “Foodex 2015” është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2.800 kompani nga 78 vende të botës, me rreth 76 mijë vizitorë.

Ky panair është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.

Top Channel