Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Drenasit

05/03/2015 00:00

Në kuadër të turneut nëpër Kosovë, të cilin e ka nisur pasi vala e fundit e emigracionit arriti kulmin, presidentja e Republikës së Kosovës vizitoi të enjten komunën e Drenasit.

Atifete Jahjaga u takua fillimisht me kryetarin e komunës, Nexhat Demaku, i cili e njoftoi presidenten edhe me çështjen e emigrimit të qytetarëve nga kjo komunë dhe me uljen e madhe të kësaj lëvizjeje në javët e fundit.

Ai tha se komuna po përballet me vështirësi në procesin e zhvillimit ekonomik, që do të ndihmonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, por tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis dhe klimë sa më të mirë për biznes dhe tërheqjen e investimeve nga jashtë, njofton Presidenca në një komunikatë për shtyp.

Pas vizitës në Kuvendin e Komunës, presidentja Jahjaga mori pjesë në shënimin e fillimit të punës në rrobaqepësinë për gratë e Drenasit, e udhëhequr nga zonja Kadire Tahiraj, dhe theksoi se ky biznes është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për fuqizimin ekonomik të grave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel