Kosovë, KDI: Qeveria të bisedojë me Listën Serbe

05/03/2015 00:00

Përfaqësues nga shoqëria civile kanë kërkuar nga legjislativi që të diskutojë sa më parë me Listën Serbe, në mënyrë që kjo e fundit të kthehet në Kuvend.

Jetmir Bakia, nga Instituti për Demokracinë në Kosovë, ka thënë se në këto tre muaj punë Kuvendi ka pasur një përformancë të dobët.

“Ne si KDI kemi paralajmëruar Kuvendin se ka shumë punë, por në këto tre muaj kemi pasur përformancë të dobët, pa asnjë ligj të proçeduar. I bëjmë thirrje të kenë qasje më aktive dhe jo si deri më tani, me dinamikë të ulët. Bëjmë thirrje gjithashtu që Kuvendi të sjellë programin qeverisës para deputetëve”, ka thënë Bakia.

Po nga KDI, Driton Selmanaj ka thënë se ka kërkuar nga partnerët e koalicionit qeverisës që të diskutohet me Listën Serbe, në mënyrë që kjo listë të rikthehet në Kuvend e të mos lejohet që ajo të përbëjë problem në miratimin e disa ligjeve me rëndësi që priten të miratohen në muajt nëvijim.

Top Channel