Shkodër, arrestohet i kërkuari nga Interpol Roma

28/02/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Rudolf Deda, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Deda, 27 vjeç është arrestuar ditën e shtunë nga forcat e policisë.

Ai ishte shpallur në kërkim prej Interpol Roma dhe ndaj tij ka një urdhër-arrest të Gjykatës së Apelit të Milanos.

27-vjeçari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni me minorenë.

Top Channel