Pavarësia, ja axhenda e festimeve të 17 shkurtit

16/02/2015 00:00

Axhenda zyrtare e festës së Pavarësisë fillon të martën me homazhe në
varrin e presidentit ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë dhe Komandantit Adem
Jashari në Prekaz. Siç njofton Qeveria e Kosovës,  festimet do të
nxjerrin Ansamblin Shota në sheshet “Ibrahim Rugova”, “Nene Tereza” dhe
“Zahir Pajaziti”.

Ndërkohë në axhendën festive të Qeverisë përfshihet si eveniment për 17 shkurt edhe ndarja e çmimeve letrare nga Ministria e Kulturës.

Ndërsa sic është traditë në ora 15 të datës 17 shkurt organizohet edhe seance solemne e Kuvendit. Pas një pritjeje nga presidentja dhe Kryeministri, mbrëmja festive e organizuar me axhendën e Qeverisë  mbyllet me ndezjen e organizuar të fishekzjarreve në qendër të Prishtinës.

Një koncert për fëmijë ndërkohë është paralajmëruar nga Komuna e Prishtinës, e cila më herët kishte njoftuar se për shkak të mjeteve financiare të pamjaftueshme nuk do të organizojë festime të mëdha.  Për këtë arsye rinia e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë ditës ka organizuar një aksion simbolik në komunën e Prishtinës duke dorëzuar atje një flamur shtetëror të Kosovës. Kryetari Shpend Ahmeti i është përgjigjur kësaj iniciative duke shpjeguar se Komuna është pjesë e organizimit festiv këtë vit bashkë me Qeverinë dhe se më e arsyeshme është të punojnë njerëzit se sa të mbushin sheshet me flamuj. I pyetur se si e komenton faktin se injëjti aksion nga të rinjtë e PDK-së është organzizuar edhe në komunën e Gracanicës, Ahmeti është përgjigjur se tashmë po dihet çfarë kërkon Vetëvendosje dhe çfarë qëllimesh ka lista Serpska.  

Top Channel