Pakti Kosovë-Serbi, Rama: Beogradi, standard të njëjtë për Preshevën

16/02/2015 00:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përshëndeti marrëveshjen Prishtinë-Beograd të nënshkruar në Bruksel për sistemin e drejtësisë dhe kërkoi nga Serbia që të aplikojë standarde të njëjta për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Kjo marrëveshje, në këndvështrimin tim është një simbol kuptimplotë që qeveritë e Kosovës kanë ditur të çojnë përpara dhe të mishërojnë me një kurajo shembullore, nga e cila duhet të mësojnë edhe qeveritë në Serbi. Por, duke theksuar rëndësinë e kësaj simbolike, që nuk është thjesht simbolikë por që kthehet në të tillë për shkak të asaj që mishëron, unë do të doja të kujtoja se zemërgjerësia që ofron Kosova dhe lidershipi i saj në sigurimin e drejtësisë dhe të drejtave të minoritetit serb, të bëhet normë edhe për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës”, deklaroi Rama.

Këto komente Rama i bëri në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të ceremonisë solemne për lehtësirat në zhdoganimin e mallrave tranzit nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjalltas.

Top Channel