Prishtina pastron qendrën nga billbordet

11/02/2015 00:00

Prishtina po pastron rrugët kryesore nga stendat e afishimit nëpër zona publike që pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Ndaj, këtë të mërkurë, Drejtoria e Inspekcionit me kërkesë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Prishtinës, ka filluar largimin e stendave në qendër të kryeqytetit.

“Po flasim për ato billborde dhe “citylight” të cilët ndodhen kryesisht nëpër udhëkryqet e qytetit dhe paraqesin pengesë për qarkullim. Vendimi këtyre kompanive iu është dërguar para disa muajsh. Ne prapë kemi kontaktuar me kompaninë duke ia tërhequr vërejtje dhe pasi nuk e ka realizuar kërkesën e inspektoratit, jeni duke e zbatuar vendimin”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla.

Shpenzimet për largimin e stendave të afishimit do t’i faturohen kompanisë përgjegjësë, e cila nuk e ka bërë largimin e tyre sipas kërkesës së Komunës së Prishtinës.

Top Channel