Kosova, gati për shndërrimin e FSK-së

09/02/2015 00:00

Autoritetet kosovare janë të përgatitura për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i FSK-së, Haki Demolli deklaroi se ministria është e gatshme të shndërrohet në ministri të mbrojtjes, ndërsa FSK-ja në forca të armatosura të Kosovës.

Këto komente ministri Demolli i bëri në komisionin parlamentar të punëve të jashtme, ku raportoi për punën e dikasterit të tij. Ndërkaq, i mbetet Kuvendit që të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, kryetari i komisionit, Enver Hoxhaj por edhe anëtarët e pranishëm në takim, kanë qenë të interesuar për ngritjen e misionit të FSK-së dhe transformimin e kësaj force.

Në këtë kuadër, ministri Demolli njoftoi se janë përgatitur 16 amendamente kushtetuese që mundësojnë transformimin e FSK-së. Sipas ministrit, amandamentet  kanë marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese ndërsa duhet të mriatohen edhe nga Ministria Financave dhe Ministria për Integrime Europiane.

Demolli u shpreh optimist shprehur optimist se për këto ndryshime do të sigurohen votat e mjaftueshme të deputetëve, konkretisht dy të tretat e tyre, përfshirë edhe shumicën e kualifikuar të ligjvënësve nga radhët e pakicave etnike.

Top Channel