Policia ndalon azilantët

06/02/2015 00:00

Pas disa inspektimeve nëpër fshatrat e zonave kufitare, policia ka nisur
të arrestojë emigrantët kosovarë që janë nisur drejt perëndimit.

Shumica prej tyre lehtësisht të dallueshëm, të lodhur dhe pa adresë, janë në drejtim të një qyteti që sa vjen e humbet nëpër rrugët e ndryshme.

Burimet thonë se paguajnë nga 150 deri në 200 euro për të kaluar kufirin nga Serbia dhe aty i presin taksistët, të cilët ua tregojnë rrugën drejt kontakteve të para.

Autobusëve dhe taksive i është ndaluar t’i marrin në pjesën e Hungarisë edhe pse ka reklama me adresat ku ata ndodhen. Në një pjesë afër sheshit Top Channel ka filmuar policinë që ka kapur grupe të ndryshme.

Në pritje të deportimit ata numërohen dhe bëhen gati. Pason udhëtimi drejt strehimoreve që në të shumten e rasteve janë të mbyllura. Procedurat në rast të kërkesës së azilit janë deri në tre muaj në Hungari, por një pjesë marrin leje për të shkuar drejt këtyre strehimoreve dhe janë të lirë 24 orë, një mundësi për të ikur tutje.  

Para pak ditësh policia ka arrestuar 250 persona nëpër trena drejt Vjenës dhe vendeve të tjera.  Tani në BE, Hungaria dhe disa vende kanë regjim më të lehtë kufitar dhe nuk kanë roje, por vetëm policë që nuk është një kapacitet i mjaftueshëm, nga ana tjetër Serbia ka refuzuar të jap cfarëdo informacioni.
 

Top Channel