Lëkundje tërmeti në Prishtinë

06/02/2015 00:00

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Prishtinë dhe në zonat përreth gjatë orëve të vona të ditës së enjte.

Sipas Agjencisë Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë, ndërsa epiqendra e tij ishte në veri të Kosovës, rreth 66 kilometra nga Prishtina.

Fatmirësisht nuk ka pasur njoftime për të lënduar apo dëme materiale.

Top Channel