Emigrimi, ndalime edhe nga policia kosovare

06/02/2015 00:00

Të enjten në mbrëmje, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare, janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës disa autobusë me emigrantë.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha për Top Channel se kompanitë nuk kishin respektuar liçencën për linjat ndërkombëtare të transportit, duke përdorur më shumë autobusë sesa u lejohet.

Inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë qenë në terren për të verifikuar këto kompani. Ndërkohë, në Prishtinë rituali i nisjes së autobusëve drejt Beogradit ka vijuar.

Në stacion, mes qytetarëve të shumtë ishte mbrëmë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me dy atashe nga ambasada zvicerane.

Përballë një politikani në stacion, qytetarët i kanë drejtuar Haradinajt pyetje të ndryshme, ndër të cilat edhe për sa kohë klasa politike do të bëjë premtime të rreme për hapjen e vendeve të reja të punës.

Top Channel