Isa Mustafa kërkon bashkëpunim me opozitën

01/02/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka ftuar partitë opozitare për të bashkëpunuar në tejkalimin e sfidave nëpër të cila po kalon vendi.

Mustafa nuk ka folur për mundësinë e largimit të ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviç, përkundrazi ai ka përmendur sfidat për t’i integruar minoritetet, ndërsa pjesëmarrjen e serbëve të veriut në Kuvend dhe Qeveri e ka vlerësuar si avancim të integrimit të serbëve.

I pari i ekzekutivit ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se është me interes që të punojnë së bashku pozitë dhe opozitë dhe me minoritetet, për ta integruar vendin. Ky është interes që na bashkon, jo që na ndan.

“Zgjidhjet nuk mund t’i gjejmë përmes ultimatumeve dhe kushtëzimeve por me përkushtimin tonë që të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha të këtij vendi”, ka shkruar Mustafa.

Top Channel