Jacobson: Partitë të bëjnë dialog politik

30/01/2015 00:00

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një
intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën që përfshiu protestat e
kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet
subjekteve politike.

Opozita paralajmëroi sërish protesta për të mërkurën më 4 shkurt, me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe qartësimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.

Ambasadorja Jacobson tha në bisedë per zerin e amerikes m, se këto dy çështje janë pretekste por jo edhe arsyeja kryesore e protestave në të cilat janë përfshirë edhe njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

Ndersa i ka cilësuar të pamatura dhe fyese për shumë njerëz deklarata e Jabllanoviç.

“Unë e vlerësoj fyese. Kërkim falja e parë nuk ishte e mire dhe pastaj ai kërkoi falje me të vërtetë. Por, ministri Jabllanoviç është emëruar nga Qeveria, është votuar në Parlament. Ky është një proces demokratik dhe ai mund të largohet nëpërmjet një procesi në qeveri. Ky është vendim që duhet të merret nga qeveria, eshte shprehur Jacobson. Ambasadorja ka folur edhe për takimin me kreu e AAK-së, Ramush Haradinaj “sigurisht që i kam bërë thirrje që të jetë më i qartë për faktin që partia e tij nuk pranon dhunën, ndersa nga ana tjeter garantoi se Trepça nuk është në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Top Channel