Prishtinë, studentët bllokojnë sërish rektoratin

29/01/2015 00:00

Fëmijët e kategorive të dala nga lufta, kandidatë për studimet e lartë, të enjten kanë bllokuar rektoratin e Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar nga rektori Ramadan Zejnullahu të respektojë memorandumin e nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Rektori Zejnullahu ka kërkuar që të takohet me këtë grup protestuesish, por këta të fundit kanë refuzuar, duke vlerësuar se komunikimi mund të bëhet vetëm me praninë e mediave.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i cili përkrah këta studentë, ka deklaruar se refuzimi për një takim me rektorin Zejnullahu nga ana e protestuesve është i kuptueshëm.

Në hyrje të rektorati kanë qëndruar rreth 50 studentë dhe në dorë kanë mbajtur pankarta me mbishkrime “Edhe ne jemi pjesë e UP-së”, “Kërkojmë të drejtën për studim”, “Respekto vendimin e MASHT-it dhe Këshillit Drejtues”, etj.

Top Channel