Protesta, 4 persona në gjendje më të rëndë

28/01/2015 00:00

Të dhënat zyrtare nga Qendra Klinike Universitare flasin për të paktën
katër, tre protestues dhe një pjestar policie të lënduar rëndë, por
jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ortopedit kosovar Merkur Dobroshi njëri nga protestuesit rrezikon t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik pasi ka të thyer kocken e këmbës, ndërsa për tre të tjerët përfshi edhe policin do të vazhdojë trajtim i zakonshëm.

Sipas zyrtarëve të QKUK-së numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është 170, një pjesë prej të cilëve tashmë kanë dalë nga spitali.

Gjate vizites te të lënduarit ka reaguar edhe kryetari  kuvendit Kadri Veseli, i cili ka thënë se debati për Trepçën dhe për çështjet tjera duhet të kthehet në Kuvend dhe nuk do të ketë trazira popullore ashtu siç duan njerëzit të cilët s’ia duan të mirën Kosovës.
 

Top Channel