Jacobson: Shkatërrimi i pronës, akt kriminal

27/01/2015 00:00

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka reaguar ndaj
ngjarjeve të sotme në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter.

“Protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Shkatërrimi i pronës publike dhe private është një akt kriminal”, ka shkruar Jacobson.

Përleshjet e sotshme shkaktuan të lënduar në radhët e policisë dhe protestuesve, si dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronën publike dhe atë private.

Top Channel