Ahmeti viziton në spital protestuesit e plagosur

27/01/2015 00:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me drejtorin e
Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia dhe
drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi vizituan të
lënduarit e protestës së të martës, që janë duke u trajtuar në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës.

Ahmeti në një takim me shtabin e emergjencës, mësoi se disa prej të lënduarve kanë plagë të rënda.

“Të plagosurit kanë lëndime të shumta, por pavarësisht kësaj gjendja e tyre është e qëndrueshme”, tha Ahmeti.

Top Channel