Ahmeti: Provokimi erdhi nga policia

27/01/2015 00:00

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dënoi ndërhyrjen e policisë në protestën e sotme në Prishtinë.

Ahmeti tha se protesta ishte e qetë dhe prokvokimi erdhi nga ana e policisë me vendosjen e barrikadave.

“E dënoj ashpër këtë ndërhyrje. Protesta ishte e qetë dhe provokimi erdhi nga ana e policisë. Unë gjithmonë do të marr pjesë në protesta të tilla”, tha Ahmeti përderisa po qëndronte në sheshin ku po mbahej protesta.

Top Channel