Ndërron jetë ish-guvernatori Begu

26/01/2015 00:00

Themeluesi dhe ish – guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ajri Begu ka ndërruar jetë mëngjesit të së hënës.

Begu vdiq pas një sëmundje të rëndë, në moshën 64 vjeçe. Begu, është njëri nga ekonomistët më të shquar të brezit të mesëm.

Ka lindur në Dibër, ku edhe mbaroi shkollën e Mesme, studioi ekonominë në Universitetin e Prishtinës dhe një kohë punoi gazetar dhe analist i zhvillimeve ekonomike.

Pas luftës u angazhua për themelimin e Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkohë u zgjodh guvernator i saj

Top Channel