Nishani pranon Letrat Kredenciale të amabasadorit Lu

13/01/2015 00:00

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani pranoi Letrat Kredenciale të
Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, me të cilin
zhvilloi edhe një bisedë.

Sipas një njoftimi për media të Presidencës, Nishani i uroit Ambasadorit Lu suksese për fillimin e mandatit të tij në Shqipëri, si dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare në përmbushjen e agjendës së tij diplomatike në Tiranë, në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në kryerjen e reformave të nevojshme për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Top Channel