Thaçi: Vizita e Vuçiç, e zakonshme

12/01/2015 00:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka
konsideruar si normale dhe të zakonshme vizitën e kryeministrit serb,
Aleksander Vuçiç në Kosovë.

Ai ka thënë se vizita e Vuçiçit bëhet me lejen e autoriteteve kosovare dhe nuk është vizita e parë dhe as e fundit.

Këto vizita, sipas Thaçit po ndodhin pas vizitave të ministrave kosovarë në Beograd dhe janë gati normale dhe të zakonshme ndërmjet dy shteteve. Vizitën e Vuçiçit, Thaçi e ka quajtur të karakterit humanitar dhe fetar përderisa ka thënë se do të përpiqen sesi t’i rrisin dhe intensifikojnë vizitat e ndërsjella dhe të mos i frikësohemi komunikimit.

Këto komente Thaçi i bëri gjatë një konference me Ministrin e Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati.

Top Channel